75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Osmani dhe Abdixhiku kundër mocionit për të rrëzuar qeverinë Kurti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Infrastruktures, Lumir Abdixhiku kanë votuar kundër mocionit të inicuar nga partia e tyre për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Burime të Indeksonline bëjne me dije se Osmani ka votuar kundër ndërsa Abdixhiku ka abstenuar.

Ndryshe, Isa Mustafa ka thënë se pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, LDK do të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Tutje, Mustafa tha se Kurti nuk respektoi marrëveshjen e koalicionit duke mos u konsultuar fare me kryetarin e partisë në koalicion për ta shkarkuar një ministër të saj./Indeksonline/