75 Mall Live Search
20:57 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Juventus dhe Chelsea përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Maurizio Sarri dëshiron transferimin e Jorginhos në verë dhe Andrea Agnelli është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirën.

Siç raporton Calciomercato.com, Sarri planifikon që t’ia ofrojë Miralem Pjanicin Chelseas në këmbim të Jorginhos, pasi që italiani nuk ka besim te mesfushori boshnjak.

Jorginho po vazhdon të bëjë paraqitje të mira edhe nën drejtimin e Lampard, por në rast se në adresë të tyre vjen një ofertë e mirë nga Juventusi, atëherë Blutë e Londrës janë të gatshëm që ta lënë të lirë brazilianin të largohet.

Agnelli është i gatshëm që t’ia ofrojë Chelseas kartonin e Pjanic dhe një shumë parash.

Sarri kishte transferuar Jorginhon te Napoli dhe e kishte marrë me vete atë te Chelsea, ndërsa tani e dëshiron brazilianin në Torino. /IndeksOnline/