75 Mall Live Search
14:21 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Nis takimi i Isa Mustafës me Fatmir Limajn

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sapo ka nisur takimin e radhës me kryetarin  Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kështu kanë bërë të ditur burimet e IndeksOnline.

Sipas këtij burimi, takimi po zhvillohet në zyrat e selisë qendrore të LDK-së.

Dje kryesia e LDK-së ka bërë të ditur se nuk duan të qëndrojnë më në Qeverinë e Albin Kurtit, dhe se do të hedhin në kuvend mocionin e votëbesimit, ndërsa Nisma është shprehur pro këtij mocioni.