Ministrja Bajrami tregon se kur do të fillojë mësimi në distancë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami po finalizon përgatitjet për të nisur mësimin online nga shtëpia për të gjithë nxënësit.
Ajo tha se pandemia na ka larguar nga shkolla, por asesi nga mësimi, shkruan Indeksonline.
Mësimi në distancë do të fillojë nga data 23 mars dhe do të transmetohet në kanalet RTK1 dhe RTK4, dhe të gjitha do të jenë online në eMesimi.rks-gov.net
“Si ministre e arsimit kam ndërmarrë të gjitha masat që të zhvillojmë mësimin në distancë”, tha Bajrami.
Më tutje ajo shtoi se një grup i mësuesëve, me mbështjetje të profesionistëve në baza vullnetare po bëjnë një punë intenzive që ky projekt të realizohet./Indeksonline/