75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas Higuainit edhe dy yje tjerë të Juventusit lëshojnë Italinë

Siç duket futbollistët e Juventusit janë lodhur nga izolimi andaj kanë filluar të largohen nga Italia.

Gjatë ditës së sotme u raportua që Higuain e kishte lëshuar Italinë për tu rikthyer në Argjentinë.

Mirëpo tani është raportuar që edhe Miralem Pjanic dhe Sami Khedira janë larguar nga shteti italian po ashtu për të shkuar në vendlindjen e tyre.

Kurse skuadra e Juventusit ishte izoluar për shkak që dy futbollistët, Rugani dhe Matuidi kanë dalur pozitiv në testet për koronavirus./IndeksOnline/.