75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe Barcelona vendos për të ardhmen e trajnerit të tyre

Quique Setien siç duket do të mbetet trajner i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm.

Të paktën kështu ka shkruar “BarcaBlaugranes’ ku sipas tyre klubi katalunas do të vazhdoj që ta ketë trajnerin Setien në krye të skuadrës, transmeton IndeksOnline.

61 vjeçari e mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Ernesto Valverdes në Janar, por vetëm pasi që Xavi dhe Koeman u raportua që refuzuan ta marrin rolin e trajnerit te katalunasit.

Sidoqoftë raportimet tregojnë që Barcelona ka besim të plotë te Setien andaj po e shohin si njeriun e duhur për ta udhëhequr skuadrën./IndeksOnline/.