75 Mall Live Search
17:51 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Gashi: Mocionin e kemi dorëzu, i kemi 44 nënshkrime

Shefi Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi konfirmoi që tashmë mocioni me nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë Kurti është dorëzuar.

Ai tha në Info Magazine se kanë afër 44 nënshkrime, derisa mbështeten nga deputetët e NISMA-s dhe AAK-së, përcjellë Indeksonline.

“Mocioni është deponuar dhe kërkesa është bërë nga Grupi Parlamentar i LDK-së,që u mbështet nga 8 deputetë të NISMA-s dhe 12 të AAK-së.

Më duket që janë 44 nënshkrime dhe në aspektin procedural është në rregull”, tha Gashi.

Ai tutje shtoi se i vjen keq që kriza institucionale ndodhi në këtë kohë pandemie dhe që koaliconi u prish kaq shpejtë.

“Unë ndjej keqardhje të dyfishtë si për pandeminë ashtu edhe për faktin se qytetarët po ballafaqohet me situtatën e rëndë politike. Por në aspektin e menaxhimit politik s’do të ketë ndikim direkt kjo tek qytetarët.

Unë pajtohem me shqetësimin e qytetarëve, pse të ndodhë diçka e tillë në këtë kohë. Mendoj që është gabim i Kurtit dhe më vjen keq se si përfundoi kaq shpejtë ky koalicion”./Indeksonline