75 Mall Live Search
18:38 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Selimi: Kjo qeveri aleati më i madh kundër koronavirusit, ata kundër qeverisë!

Derisa LDK ka dorëzuar sot mocionin me 46 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë Kurti, deputeti nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi tha se kjo është e drejtë e tyre, shkruan Indeksonline.

Selimi këtë koment e bëri në emisionin Info Magazine, derisa tha se ky është qëndrimi i tyre.

“Është qëndrimi i tyre, është qëndrim i partnerit tonë që ka një kërkesë që ne ta heqim tarifën o tash o kurrë, e kjo s’ka nevojë të bëhet pasi që veç e kemi projektin.

Po ashtu ata patën edhe një kërkesë, kthimin e ministrin Agim Veliut, e kjo gjë është e pakthyeshme. Sido që të jetë, ata kanë dhënë qëndrimin e vet, që nëse s’ka kthim atëherë vazhdojnë me mocionin. Tani LDK do të mbështetet nga PAN-i. Atyre ende s’u ka kalu trauma e humbjes.

E pashë që Haradinaj është nën traumat e humbjes e po don ta mbështesë LDK-në për taksë e LDK thotë me heq taksën plotësisht.

LDK thotë se do ta rrëzojmë VV-në që s’e heq taksën, AAK thotë do ta rrëzojmë VV-në se e ka heq taksën”, tha Rexhepi.

Ai shtoi tutje se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet siç ka qenë e paraparë.

“Kjo qeveri është aleati më i madh kundër koronavirusit, kursë ata janë kundër qeverisë. Në vend që të bashkoheshim të gjithë siç po bëjnë të gjithë kundër kësaj pandemie”./Indeksonline