75 Mall Live Search
10:07 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Raportohen dy vdekjet e para nga koronavirusi në Arabi

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar dy vdekje të para në lidhje me novelën koronavitus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe e Parandsalimit me anë të një Twitti.

Njëri preh tyre ishte një shtetas saudit 78 vjeçar i cili kishte mbërritur aty nga Evropa. Shkaku i vdekjes ishte sulmi në zemër që erdhi mes ndërlikimeve të lidhura me Covid-19.

Rasti i dytë ishte një 58-vjeçar, banues në Emiratet e Bashkuara, nga Azia, që vuante nga sëmundja e zemrës dhe dështimi i veshkave.

Në këtë shtet ka gjithsej 140 raste të koronavirusit.