75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

6 raste të reja në Shqipëri, ja numri total i të prekurve me koronavirus

6 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 77.

Gjatë komunikimit të përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini njoftoi 55 persona janë në Tiranë.

Personat e infektuar gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 55 persona;

— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier: 8 persona;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona;

— Në Kavajë: 2 persona.

Prej tyre, 37 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—katër prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali./Opinion.al