Haradinaj: Qeveria në ikje po vë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme

Ish kryeministri Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për rastin e parë të të vdekurit nga virusi Covid-19. Ai tutje ka adresuar një kritikë ndaj qeverisë së Albin Kurtit, e cila përkundër insistimit të presidentit Hashim Thaçi, po refuzon të përkrah shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton IndeksOnline.
Haradinaj, ka thënë se me këtë veprim qeveria po e vë në rrezik jetën e popullit.
Ai ka porositur qytetarët që të dëshmojnë këshillat e ekspertëve dhe profesionisteve shëndetësor.
Ky është postimi i plotë i tij: