75 Mall Live Search
14:06 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollisti shqiptar tregon tmerrin pas tërmetit në Zagreb

Sot në mëngjes (e diel, 22 mars) Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë, është goditur nga disa tërmete të mëdha.

Kapiteni i Dinamo Zagrebit dhe futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi i ka treguar gazetarit sportiv, Reshat Ibrahimi për tmerrin e përjetuar mëngjesin e sotëm, kur tërmeti goditi.

Për fat të mirë futbollisti nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

“Faleminderit jam mirë. Ishte një dridhje e fuqishme, megjithatë të gjithë jemi mirë. Unë isha në banesë, u dridh ndërtesa, pasi jetoj afër qendrës së Zagrebit, kur ndodhën tërmetet, por për fat të mirë asgjë trishtuese.

Në banesë kemi dëmtime shumë të vogla. Tani është gjithçka në rregull”, i deklaroi Arijan Ademi nga Zagrebi gazetarit Reshat Ibrahimi.