Koronavirusi I bën bashkë Skifterat dhe Intelektualët

Dy tifozëritë më të zjarrta në Kosovë dhe më gjerë, Intelektualët dhe Skifterat si rrallëherë janë bërë bashkë.
Ata janë shprehur se duhet të mbajnë qytetin e bashkuar në luftën kundër koronavirusit.
Ky unitet vjen pasi qyteti i Gjilanit është nga vendet e prekura me këtë sëmundje.
Pas lajmërimit të Skifterave që iu ka bërë apel të gjitha tifozërive për të ndihmuar qytetet e tyre, ka ardhur edhe reagimi I Intelektualëve.
Ky është njoftimi i tyre:
Ditë të vështira – ta mbajmë qytetin të bashkuar!
Qytetarë të Gilanit , siç e dini ne Intelektualët kemi qenë gjithmon pranë familjeve skamnore dhe përball çdo situate që ka prekur qytetin dhe kombin tonë!
Prandaj edhe k’saj herë do mundohemi të jemi pranë tyre por gjithmon duke i respektuar këshillat e Institutit Shëndetsor.
Virusi COVID – 19 ka zënë të pa pregaditur skamnorët në qytetin tonë. Ne na duhet një mobilizim i shpejtë dhe human për ta kaluar këtë situatë.
Në pamundësi të jemi afër tyre fizikisht grupi jonë fillimisht vijm me këtë ide :
1. Secili prej nesh ne familjet tona, shoqëri
, pergaditim një pako ushqimore.
2. Pakon e dërgojmë personalisht duke i respektuar këshillat për mbrojte nga virusi tek një familje në nevoje ( ata qe nuk dijn një adresë të tillë , na drejtohen këtu në faqe).
Deri në një situatë tjetër veprojmë kështu!
Pra , nga nesër ftojmë qytetarët , bizneset dhe te gjitha grupimet të i bashkangjiten ksaj iniciative!