75 Mall Live Search
13:22 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjermania pranon pacientë italianë me COVID-19, shteti i parë në botë që e bën këtë

Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar nga koronavirus në spitalet e tyre.

Gjashtë pacientë me COVID-19 nga Lombardia do të nisën në Saksoni, si nismë e solidaritetit gjerman ndaj Italisë, shkruan tgcom24.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Landit të Saksonisë Michael Kretschmer. Michael Kretschmer theksoi se ai iu përgjigj një kërkese të Italisë për ndihmë.

”Eshtë një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” theksoi ai.

Dresden aktualisht ka 865 raste të konfirmuara të koronavirusit. Eshtë hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga Coronavirusi shkruan gazeta Faz. /IndeksOnline/