75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi mirëpret deklaratën e Quint-it, thotë se ishte në përputhje me qëndrimin e tij

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së Quint-it, në të cilën iu kërkuar liderëve që të lënë anash politikën dhe ta luftojnë coronavirusit.

Thaçi thotë se deklarata e shteteve të Quint’it (Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA’së) është sipas kërkesave të tij të njëjta.

“E mirëpres deklaratën e shteteve të Quintit, që ndaj kërkesave të njëjta me të miat, që të gjithë në Kosovë ta respektjnë Kushtetutën dhe ligjet, funksionimin demokratik të institucioneve dhe fokusin në luftimin e virusit COVID-19, në vend të shfrytëzimit të tij për beteja politike. Mirëqenia e qytetarëve është prioriteti më i lartë për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Quinti pak më parë kërkoi që liderët politik të angazhohen në funksionalitetin e Qeverisë e të fokusohen në luftimin e koronavirusit.