75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Nagavci: Mocioni pret, a virusi vret..

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është shqetësuese se si thërrasin të mabhet seancë parlamentare  në mes të krizës shëndetësore, shkruan IndeksOnline.

Nagavci këtë reagim e bëri pas këmbguljes së LDK-së për mbajtjen e seancës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ajo tha se mocioni pret ndërsa virusi vret.

“Absurde, dhe shumë shqetësuese qysh në mes të krizës shëndetësore po këmbëngulin për mbledhje të Kuvendit. Sikur aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë. E pastaj infeksioni do të përhapej, sepse deputetët vijnë nga të gjitha komunat.

I bëj thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN po i bie) të mos tregohen të papërgjegjshëm.

Mos e vini në rrezik Kosovën midis situatës së pandemisë globale.

Mocioni pret, a virusi vret…”, tha ajo./IndeksOnline/