Federer dhe gruaja e tij dhurojnë një milion euro në luftën kundër koronavirusit

Roger Federer ka njoftuar se ai së bashku me gruan e tij, Mirkan ka dhuruar një milion euro në luftën kundër koronavirusit që ka kapluar mbarë botën.
Ish-numri një i tenisit ka thënë se në këtë kohë askush nuk duhet të lihet pas dhe se do të ndihmoj familjet në nevojë të vendit helvet, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i Reger Federer:
“Këto janë kohë sfiduese për të gjithë dhe askush nuk duhet të lihet pas. Unë dhe Mirka personalisht kemi vendosur të dhurojmë një milion franga zvicerane për familjet më të rrezikuara në Zvicër. Kontributi ynë është vetëm një fillim. Shpresojmë që të tjerët të bashkohen për të mbështetur më shumë familje në nevojë. Së bashku mund ta kapërcejmë këtë krizë! Qëndrojnë të shëndetshëm”, ka shkruar Federer. /IndeksOnline/