75 Mall Live Search
21:21 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Pesë mjekë në Maqedoninë e Veriut me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në daljen e sotme për informimin e publikut mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se në 24 orët e fundit kemi 29 rate të reja me koronavirus, nga këta 5 janë mjekë të Klinikës së Dermatologjisë.

Këta mjekë kanë pasur kontakte me shefen e klinikës që është infektuar javë më parë në Itali.

Të pestë mjekët pozitiv me koronavirus janë vetizoluar në shtëpi. Ndërsa në ditët e ardhshme do të vazhdojnë testimet me personat që ata kanë pasur kontakte.