75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Grabiti dhe tentoi sulm seksual, i jipet një muaj paraburgim nga Gjykata e Gjakovës

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj të pandehurit B. G., ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, grabitje dhe sulm seksual.

“Më 23 mars 2020 rreth orës 19:20 minuta, në Gjakovë, tek ‘Ria Mony Transfer’, i pandehuri i maskuar me një maskë medicinale, me kapelë në kokë dhe pistoletë në dorë e urdhëron punëtoren …., që të gjitha të hollat që ndodheshin aty t’i vendos në një qese najloni. Më pas i pandehuri nën kërcënimin e armës e detyron të dëmtuarën të futet në zyrën tjetër e cila përdoret për staf dhe e urdhëron të zhvishet, e dëmtuara me forcë e shtyn të pandehurin duke e lutur të mos i afrohet, pastaj i pandehuri i merr të hollat dhe largohet.”

Paraburgimi llogaritet nga data 25 mars dhe do të zgjasë deri më 24 prill 2020.