75 Mall Live Search
23:03 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Zidane dhe presidenti i Real Madridit me mendime të kundërta, sa i përket transferimeve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane raportohet që është i dëshpruar për mesfushorin e Manchester United dhe dëshiron transferimin e tij.

Sipas këtyre raportimeve Zidane pritet që të merr një vendim dhe të bëjë ofertë për transferimin e mesfushorit gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo mendim tjetër duket që ka presidenti i klubit Florentino Perez dhe bordi i klubit të cilët besojnë se Fabian Ruis do të ishte futbollisti i duhur për tu transferuar.

Ruiz i cili gjithashtu është në fokusin e Barcelonës, Manchester City dhe Liverpool ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij që nga largimi nga Real Betisi në vitin 2018.

Pavarësisht dëshirave të kundërta Los Blancos thuhet që kanë vendosur se cilët janë futbollistët që dëshirojnë t’i transferojnë gjatë verës./IndeksOnline/.