Video “horror”, trupat e viktimave nga koronavirusi ngarkohen në një kamion-frigorifer

Një video “horror”, e filmuar jashtë një spitali në Nju Jork nga një kalimtar, po bën xhiron në internet.
Ndërkohë që shifrat e numrit të vdekjeve në SHBA vazhdojnë të rriten, trupa viktimash nga koronavirusi janë parë duke u ngarkuar në një kamion-frigorifer, përmes një vinçi të vogël.
Burri, të cilit po i dridheshin duart gjatë regjistrimit të videos, thotë në klip “Kjo është e vërtetë…Ky është Bruklin. Duhet ta merrni këtë gjë seriozisht”, teksa i bën apel të gjithëve në kohën e pandemisë së Covid-19.
Video, e rishpërndarë nga anëtari i këshillit të Nju Jorkut, Joe Borelli, ka marrë mbi 3.4 milionë klikime.
Horrifying: Bodies loaded into freezer truck at Maimonides Hospital in Brooklyn
Horrifying moment dead bodies are loaded into a refrigerated truck with a forklift outside a Brooklyn hospital as nurse shares picture of coronavirus victims…