75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

E shkeli “orën policore”, një person goditet me shqelm nga polici në Prishtinë

Një veprim aspak i hijshëm ka ndodhur nga një zyrtar policor në Prishtinë.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet se si një person (i prangosur) goditet me shqelm nga polici.

Veprimi ndodhi mbrëmë (e hënë) në Kodrën e Trimave.

Arrestimi i këtij personi erdhi pas moszbatimit të “orës policore”, të vendosur nga Qeveria e Republikës, për shkak të pandemisë covid-19.

Më poshtë pamjet: