75 Mall Live Search
12:20 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit.

“Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPBsë, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim”.