“Pas mocionit për mosbesim parashihej që presidenti në afat prej 10 ditësh të emëronte mandatarin e ri”

Njohësi i Çështjeve të Kuvendit si dhe politikës në vend, Albert Krasniqi ka deklaruar se në draftet fillestare të Kushtetutës së Kosovës, në nenin ku përcaktoheshin procedurat pas mocionit për mosbesim ndaj qeverisë, parashihej që presidenti në afat prej 10 ditësh të emëronte mandarin e ri.
Tutje ai shtoi, se në këtë do të përfshihej edhe propozimi i emrit nga partia politike apo refuzimin për të marrë mandatarin.
Në nenin në fjalë thuhet se nëse është votuar mocioni i votëbesimit për Kryetarin e Qeverisë apo Qeverinë në tërësi qeveria konsiderohet në dorëheqje dhe Kryetari i Kosovës emëron mandatin e ri në afat prej 10 ditësh.
“Nëse mocioni i votëbesimit ka të bëjë me një anëtarë të qeverisë atëherë Kryetari i qeverisë mund të ofrojë dorëheqje apo të kërkojë tërheqjen e anëtarit të qeverisë. Zëvendësimi i anëtarit të ribëhet me propozim të Kryetarit të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës në afat prej 15 ditësh”, shtohet tutje në nenin kushtetues.
Ndryshe Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua me votë të mosbesimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, mocion i ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, anipse kjo parti ishte pjesë e qeverisjes./Indeksonline/
