75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Prishtina këtë mëngjes, e qetë dhe e mbuluar me borë

Ndonëse kemi hyrë në stinën e bukur të pranverës, 1 prilli e ka gjetur vendin tonë të mbuluar me borë.

Viset malore dhe qytete në Kosovë, sot kanë marr një pamje tjetër, duke u zbardhur nga dëbora, shkruan Indeksonline.

Prishtina mëngjesin e kësaj të mërkure është e qetë dhe e bardhë, rrugët të zbrazëta dhe temperatura të ftohta si një ditë tipike dimërore.

Fotografi i Indeksonline ka sjellur disa pamje të kryeqytetit i cili po vazhdon të jetë i heshtur pas thirrjeve për të qëndruar në shtëpi si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19./Indeksonline/