75 Mall Live Search
17:55 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Menaxhimi i krizës së COVID-19 është katastrofal, vendimi i Kurtit për orën policore ishte banal!

Dje u bë e ditur se vendimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për vendosjen e orës policore ishte anti-kushtetues.

Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se vendimi për mos-qarkullim të veturave e qytetarëve nga ora 17:00 deri në ora 06:00 është aktiv deri më 13 prill.

Ish-kryeministri i vendit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha në T7 se ky vendim i Kurtit ishte banal, i rrezikshëm dhe në një kuptim tjetër i ka detyruar njerëzit me dal vetëm në disa orë e në atë periudhë s’ka mund me e rujt distancën, raporton Indeksonline.

“Njerëzit detyroheshin me shku në të njëjtën kohë. Ai ka rreziku me e padit dikush e kish nxjerrë fajtorë sepse ka gabuar. Menaxhimi i kësaj krize ka qenë katastrofal, vetëm na mban sistemi jonë qe 20 vjet që kemi mjekësi e polici. Nga 1 mijë teste ishin nga njerëzit politikë e qeveria, pra pse me shku me bë test. Pa simptoma nuk shkohet, pa simptoma nuk e bën kerkush në botë.

Nëse ti identifikohesh atëherë edhe unë shkoj, por ata kanë shku pa asnjë pretekst, pra e kanë hargju materialin e nevojshme, në vend që me ia lënë pacientëve të nevojshëm”, tha Haradinaj./Indeksonline.