Klinika Infektive tregon për gjendjen e foshnjës 5 muajsh dhe nënës së saj

Foshnja pesëmuajshe nga fshati Topanicë në komunën e Kamenicës e cila është infektuar me koronavirus sot është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për medie infektologu, Valbon Krasniqi. Ai tha se në infektivë deri më tani janë 41 pacientë me koronavirus. Gjashtë prej tyre janë me oksigjeno-terapi, ndërsa një grua e moshës 73 vjeçare vazhdon të jetë në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe është në ventilim mekanik.
Tutje bëhet e ditur se foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se janë duke u monitoruar vazhdimisht.
Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe një të vdekur me koronavirus./