Kanë arritur 38 bashkëatdhetarë që u nisën dje nga Sllovenia për në Kosovë
Ambasada e Kosovës në Sllovendi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën është mundësuar kthimi në Kosovë i 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, transmeton Indeksonline.
“Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.
38 qytetarët e Kosovës kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës.
Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Malit të Zi si dhe për Ambasadat e Kosovës në Kroaci e Mal të Zi, për përkrahjen e ofruar.
Ambasada e Kosovës në Sllovendi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën është mundësuar kthimi në Kosovë i 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, transmeton Indeksonline.
“Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me
një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.
38 qytetarët e Kosovës kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet
kompetente të Republikës së Kosovës.
Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore
të Sllovenisë, Kroacisë dhe
të Malit të Zi si dhe për Ambasadat e Kosovës në Kroaci e Mal të Zi, për
përkrahjen e ofruar.
Me kujdes, Pa panikë”, thuhet në njoftim./Indeksonline