75 Mall Live Search
12:11 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Kim Kardashian mbështetë organizatën bamirëse të spitalit të fëmijëve, në luftën ndaj COVID-19

Kim Kardashian po vazhdon ndihmen dhe përpjekjet ndaj luftimit të koronavirusit kësaj here me një selfie që ajo postoi në Instagram të martën.

Ikona 39-vjeçare arriti të dukej magjepsëse si gjithmonë duke veshur grim të aplikuar me profesionalizëm dhe flokë gërsheta.

Ajo përdori selfien për të promovuar organizatën bamirëse Children’s Miracle Network Hospitals pasi kjo e hënë ishte fillimi i Javës së Spitalit të Fëmijëve.

Spitali i Children’s Miracle Network Hospitals zbuluan në Instagram në fund të muajit të kaluar se ata po japin fasha falas, në mënyrë që njerëzit t’i veshin ato për të promovuar kauzën.

Katy Perry, gjithashtu ka treguar mbështetjen e saj për kauzën e veçantë.

Titulli i organizatës inkurajoi lexuesit të ‘postojnë një selfie me një fashë’.

Kim poashtu, njoftoi të hënën se ajo dhe nëna e saj Kris Jenner po lançonin aromën e tyre të parë ndonjëherë të cilën e kanë quajtur KKW x KRIS.

‘Në mbështetje të familjeve dhe fëmijëve të prekur nga kriza COVID-19, ne do të dhurojmë 20% të fitimeve nga të gjitha shitjet e KKW FRAGRANCE nga 15 Prill – 5 maj në @blessingsinabackpack, një organizatë që siguron ushqim gjatë fundjavave për fëmijët në të gjithë Amerikën, ‘shkroi Kim./Indeksonline/