Vdes 66 vjeçarja nga Malisheva që u prek nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se është shënuar viktima e gjashtë nga COVID19, në Kosovë.
“Sot me 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacentja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga
Covid-19″./Indeksonline