75 Mall Live Search
19:28 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti i thot tifozit që ia ka borxh një drekë me reprezentacionin e Kosovës, kjo është arsyeja

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në twitter ka thënë që i ka borxh një drekë një personi të quajtur Shpend  Thaci.

Arsye për këtë po del që janë postimet e vazhdueshme të Shpend Thacit në twitter, i cili është tifoz i Kosovës, duke treguar informacione në lidhje me koronavirusin në Itali, shkruan IndeksOnline.

Andaj Ahmeti e ka falenderuar atë pasi që sipas tij kjo gjë ka ndikuar në parandalim dhe parashikim të përhapjes të këtij virusi në Kosovë.

“Ta kem borxh një drekë me reprezentacionin e Kosovës” ka shkruar përveq tjerash kryetari i Prishtinës./indeksOnline/.