Ngjarjet e ditës së sotme

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli. (Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pa prezencën e mediave. Në rend dite janë: 1. Kërkesa e Grupit Parlamentar të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme dhe 2. Ndërmarrja e veprimeve sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr.KO54/20, të datës 6 prill 2020. (Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat. (Qendra Operative Emergjente, tek kampusi i shkollave të mesme, ora 11:15)
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen urgjente. ( Objekti i ri i komunës, ora 16:00)
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, ministrin e Bujqësisë dhe ministren e Pushtetit Lokal, viziton Komunà «n e Ferizajt, për t’u njohur me veprimet e ndërmarra si dhe nevojat e Komunës për menaxhimin e situatës me virusin COVID-19. (Ndërtesa e Re e Komunës, Ferizaj, ora11:20)
Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës mban takim me qëllim të diskutimit të situatës nëpër komuna sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID 19, nevojat dhe bashkëpunimi me nivelin qendror. (Shtëpia e Kulturës, Drenas, ora 13:00)