“Ronaldinho ikte me avion privat nëpër plazhe dhe nuk stërvitej të hënën”

Momenti i Ronaldinhos nuk është aspak i lehtë, sigurisht, duke qenë se deri përpara pak ditësh ndodhej në qeli në burgun e Asunsionit në Paraguajit. Tashmë që ka kaluar në arrest shtëpie dhe po pret fundin e hetimeve të dosjes së tij në hotel luksi, gjërat kanë ndryshuar…
Po, për një futbollist që është mësuar gjithmonë me privilegje dhe jetë luksi, nuk është e lehtë. Ish-shoku i tij te ekipi meksikan i Queretaro në sezonin 2014-2015 tregon se Dinho sa herë që luhej ndeshja e fundjavës, pas saj merrte avionin privat dhe ikte nëpër plazhe të ndryshme, mes të shumtavë Kankun, pikërisht në Meksikë.
“Të hënën të gjithë ishim në stërvitje, por mungonte ai. Vinte të martën dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Asnjë të hënë nuk e kam parë në stërvitje… Ishte as!”