75 Mall Live Search
15:17 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Rivaldo, thirrje Barcelonës: Sfidoje Real Madridin për blerjen e Mbappe!

Kylian Mbappé vazhdon ta mbajë pezull të ardhmen e tij. Sulmuesi i PSG po përjeton izolimin në Paris, për shkak të “Coronavirus”. Megjithëse zërat për një marshim të mundshëm drejt Real Madridit janë ende prezent, emergjenca e Covid19 mund ta vonojë largimin e tij nga kryeqyteti francez. I fundit që foli për këtë ka qenë Rivaldo, i cili pret rmosjen e kampionit të botës me Real Madridin:

“Sipas shtypit, Real Madridi do të përpiqet të nënshkruajë me Mbappé në 2021. Sigurisht, sulmuesi francez do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm për të bardhët një provë force e qartë e klubit madrilen. PSG nuk do ta lejojë të largohet për një çmim të përballueshëm, por futbolli është biznes dhe Mbappe nuk do të qëndrojë gjatë në futbollin francez”.

Rivaldo, gjithashtu, i kërkoi edhe Barcelonës një përpjekje për ta marrë lojtarin në fjalë, që mund të bëhet në një afat të shkurtër më i miri në botë. Sidoqoftë, interesi i katalanasve është më i drejtuar nga Neymar sesa ylli francez. Dy futbollistë, që kohët e fundit kanë parë t’iu ulet paga në masën 50%, pas kuzimeve të LFP për shkak të “Coronavirus”