75 Mall Live Search
15:29 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministrja Bajrami, thotë se me mësimin në distancë janë arritur rezultate inkurajuese

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin, kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë. Kjo shkollë aktualisht po shërben si vend-xhirim i ligjëratave për mësimin në distancë për nxënësit e klasave 1-9, transmeton IndeksOnline.

“Ministrja Bajrami ua shpjegoi bashkëbisedueve rrjedhën e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për nxënësit e Kosovës dhe theksoi se përkundër situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID – 19, falë punës vetëmohuese të të gjithë të përfshirëve në këtë projekt, deri në këtë fazë janë arritur rezultate mjaft inkurajuese”, thuhet në komunikatën MAShTI.

Po ashtu u bë e ditur se kjo periudhë e vështirë nëpër të cilën po kalon jo vetëm Kosova por edhe  mbarë bota, përmes mësimit në distancë, po ndihmohet që të angazhohen nxënësit
mësimdhënësit dhe prindërit, e në këtë mënyrë po ndihmohet edhe përpjekja e gjithmbarshme e institucioneve të Kosovës për mospërhapjen e visurit korona.