75 Mall Live Search
19:58 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Llapi reagon ndaj pakos së FFK-së: As shpenzimet e qirasë nuk na mbulon për lojtarë

ederata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndarë mjete emergjente për klubet kosovare.

Skuadrat e Superligës kanë përfituar nga 350 euro, kurse ato të Ligës së Parë nga 200 euro, shkruan IndeksOnline.

Fitues të mjeteve financiare janë edhe skuadrat e kategorive të tjera, si dhe gjyqtarët e delegatët e futbollit kosovar.

Por të pakënaqur nga ky fond i ndarë nga FFK për klubet ka mbetur skuadra e Llapit.

‘Legjendat’ kanë lëshuar një reagim ku kanë shkruar se me të hollat e ndara nuk mbulohen as shpenzimet e qerasë.

Më poshtë reagimi i plotë i Llapit;

REAGIM

Jemi të shqetësuar me krerët e FFK-së në lidhje me pakon e ndarë për klubet e futbollit.

Duke e ditur se në çfarë gjendje jemi dhe ndahen nga 350 euro për lojtarë, nuk e dimë se çfarë do të bëjmë ne për skuadrën e Llapit duke e ditur se është një pako që as shpenzimet e qirasë nuk i mbulon për lojtarët e tanë e lëre më për paga mujore.

Kërkojmë nga të gjitha klubet të jemi një zëri e të reagojmë sepse kjo shumë e të hollave është e pa pranueshme për klubet e Superligës duke e ditur se tash e 3 vite radhazi nuk na shpërndahen mjetet e solidaritetit të UEFA-s për klube të Superligës dhe Ligës së Parë, shuma e të cilave është 2 milon e 400 mijë euro, ndërsa kjo shumë e ndarë është sa për sy e faqe apo më mirë për të thënë në gjuhën popullore: hi syve!

Ky është turpi i radhës i atyre që e menagjojnë në FFK, e cila tregon më së miri se sa mendojnë ata për të mirën e futbollit tonë.

Është për tu çuditur se si ndërtohen fusha sportive për klubet që nuk funksionojnë me djersën e investitorëve të klubeve të Superligës, kurse ne dëmtohemi dhe neglizhohemi nga ata që po e udhëheqin futbollin tonë.

Nuk po dëshirojmë ndihma nga FFK por vetëm mjetet që na takojnë, kurse mjetet e qeverisë të ndahen për klubet e Ligës së Parë, Ligës së Dytë e ligave tjera me radhë, kurse mjetet e UEFA-s në vlerë prej 2 milion e 400 mijë euro duhet t’iu ndahen klubeve të Superligës, jo tjera ndihma!

Presidenti i KF Llapi
Beqir Batatina.