‘Kur s’ka futboll, ka gjum’, Rashica tregon që është i ‘mërzitur’

Futbollisti kosovar, Milot Rashica i cili aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane Ëerder Bremen ka publikuar një fotografi interesante.
Përmes kësaj fotografie Rashica ka treguar që atë po e merr gjumi kur po e kupton që nuk do të ketë ndeshje në ligën gjermane gjatë të shtunës, shkruan IndeksOnline.
”Kur e kupton se nuk ka Bundesliga as këtë të shtune”, ka shkruar Rashica.
Futbolli në ligën gjermane dhe shumë liga të tjera të mëdha evropiane është ndërprerë shkaku i pandemisë covid-19.
Kurse edhe pse ndeshjet nuk janë duke u luajtur Rashica është duke u planifikuar nga disa klube të mëdha siç është Liverpool dhe Napoli./IndeksOnline/.