75 Mall Live Search
16:54 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

I moshuari me IPhone 11 Pro, ‘kapet’ nga policia jashtë banese: Isha tek lopa!

Në emisionin 112 për këtë javë jemi me patrullat e Komisariatit Nr. 1 ndërsa kryeqyteti po kalon një tjetër javë në masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon.

Pas ndihmës së dhënë ndaj qytetarit të moshuar patrulla e policisë rikthehet në patrullim për të evidentuar raste të personave që shkelin aktin normativ duke dalë nga banesa në orët e kufizuara të lëvizjes. Gjatë patrullimit në zonën e Farkës ka vetëm raste të disa qytetarëve që kanë dalë në rrugën para banesës së tyre dhe këshillohen për t’u futur brenda.