75 Mall Live Search
21:33 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Një i infektuar në Suharekë, Muharremaj: Është nga fshati Semetisht

Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës ka bërë të ditur se ndër 27 rezlutatet pozitive me koronavirus sonte është një nga fshati Semetisht.

Ai tha se situata është serioze dhe ne duhet të respektojmë patjeter rekomandimet nga institucionet shëndetësore, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi:

Edhe një rast tjetër e kemi në Komunën e Suharekës me rezultat pozitiv nga virusi Covid-19.

I infektuari është nga fshati Semetisht.

Panikë nuk duhet të ketë, mirëpo situata është serioze dhe ne duhet të respektojmë patjeter rekomandimet nga institucionet shëndetësore.

Të gjitha veprimet e nevojshme ne do t’i ndërmarrim si institucione.

Ju lutem ? qëndroni në shtëpi sepse kjo nuk është lojë.

Kjo tejkalohet vetëm me ndihmën tuaj qytetarë të nderuar duke u respektuar rregullat.