75 Mall Live Search
11:58 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Pak minuta pasi filloi seanca, Kuvendi shkon në pauzë

Pak minuta pasi ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Grupi Parlamentar i PDK, në të cilën pritet të miratohen masa konkrete ekonomike e financiare, Kuvendi ka shkuar në pauzë.

Me pajtim të të gjitha grupeve parlamentare, Kuvendi do të ketë 10 minuta pauzë.

Me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, është kërkuar pauza për konsultime shtesë, për të cilën gjë janë pajtuar edhe shefat e të gjitha grupeve parlamentare./Indeksonline/