75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Dezinfektohet objekti i Komunës së Drenasit dhe hapësirat publike në Drenas

Në vazhdën e marrjes së masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, në Komunën e Drenasit ka vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike gjatë vikendit dhe sot, bëhet e ditur nga kjo komunën.

Dezinfektimi është bërë në objektin e administratës komunale, derisa ka vazhduar edhe pastrimi i rrugëve në Drenas e Komoran.

Po ashtu dezinfektimi bëhet dy herë në ditë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Komuna e Drenasit, ka marr me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive për parandalimin e përhapjes së virusit, duke respektuar vendimet dhe rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve tjera relevante”, thekson komunikata.

Komuna e Drenasit deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.