75 Mall Live Search
20:57 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi kaplon Policinë në veri, dy zyrtarë rezultojnë pozitiv me Covid-19

Numri i zyratrëve policor në Mitrovicën e Veriut sot ka shkuar në pesë të infektuar me koronavirus.

IndeksOnline mëson se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar dy pjesëtar të Policisë në veri pozitiv në testin e Covid-19.

Po ashtu, IndeksOnline mëson se polici i prekur me koronavirus është Mirkovic Nebojsa, kurse më parë kishte rezultuar pozitiv edhe kolegu i tij Dusan Vukomonovic.

Dyshohet se këta dy zyrtarë policor në Mitrovicën e Veriut janë  infektuar nga kolegët e tij./IndeksOnline/