Mustafa: AAK-së i kemi tregu që në kabinet s’do të ketë njerëz që kanë probleme me ligjin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë që VV në radhë të parë duhet të provojë që ta bëj qeverinë dhe nëse s’mundet duhet të lëshojë rrugë.
“Ne tani e kemi vetëm pëlqimin e këshillit për koalicion me AAK, NISMA-n, AKR dhe minoritetet. Përderisa s’vjen mandati, s’do të hapim këtë çështje për kandidat për kryeministër. Kemi kuadro në LDK e ky është procesi më i lehtë që mund ta kapërcejmë”, ka thënë ai në RTV 21, transmeton Indeksonline.
Derisa lideri i LDK-së, shtoi se në letrën që ia ka dërguar edhe AAK-së, kanë treguar parimet e tyre.
“Ne letrën që ua kemi dërgu atyre, kemi kërku nga AAK që anëtarët që do të jenë në kabinet qeveritar të jetë i përbërë nga njerëz komptent që s’kanë pas me pas probleme me ligjin, që s’kanë tani dhe s’pritet që të kenë.
Parime që s’do të heqim dorë, që jemi të sigurt që ka njerëz AAK, NISMA dhe AKR e partitë jo shumicë”.
Ai ka thënë prioriteti i tyre është që të ballafaqohen me betejën për ta përballuar pandeminë COVID19 e më pas edhe edhe organizmi për dialogun me Serbinë.
“S’do të ketë ndryshim të kufijve e as shkëmbim të territorit, dhe në këtë proces do të përfshihen të gjithe subjektet politike në Kuvend. Duhet që qeveria e ardhshme të rikthejë besimin e partnerëve tanë strategjik SHBA-së dhe BE-së”, tha lideri i LDK-së./Indeksonline