Cricket publikon remix-in e këngës “Lule Lule” të Dafina Zeqirit

Producenti Cricket tashmë njihet për disa remix të ndryshme që nga këngët e vjetra e deri në ato më të reja.
Këtë herë producenti shqiptar ka vendosur të sjell në një version të ri të hitit të Dafina Zeqirit “Lule Lule”.
Ai këtë e ka publikuar pikërisht në ditëlindjen e 31 të artistes e që padyshim do të jetë një dhuratë e mirë për të.
Kujtojmë që së fundi Cricket dhe Dafina bashkëpunuan edhe në këngën “Një herë në jetë”.
Më poshtë kënga remix “Lule Lule”./Indeksonline/