Gjermania arreston 4 të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste ndaj forcave amerikane

Policia gjermane i ka arrestuar pesë persona që dyshohet të jenë pjesë e ISIS-it e të cilët dyshohet se ishin duke planifikuar sulme terroriste ndaj bazave ushtarake të forcave amerikane në Gjermani.
Prokurorët thanë se katër personat e dyshuar, të gjithë me prejardhje nga Taxhikistani, u arrestuan në orët e hershme të së mërkurës në lokacione të ndryshme të rajonit Nordrhein-Ëestfalen.
Katër personat e arrestuar u identifikuan me emrat Azizjon B., Muhammadali G., Farhodshoh K. dhe Sunatullokh K. Mbiemrat e të dyshuarve nuk u bënë publikë për shkak të privatësisë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Prokurorët besojnë se këta persona ishin bërë pjesë e ISIS-it në janar të vitit të kaluar dhe kishin marrë udhëzime nga ky grup për të formuar një grup në Gjermani.
Dyshohet se ata së pari kishin planifikuar të kryejnë një sulm në Taxhikistan, por më vonë e ndërruan planin dhe synuan që sulmin ta kryjenë në Gjermani. Cak i tyre ishin bazat e forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe një person që e kritikonte Islamin.
Në deklaratën e prokurorisë thuhet se grupi i të dyshuarve tashmë kishte arritur të siguronte armë dhe municion për të kryer sulme dhe kishte qenë në kontakt me dy figura të larta të ISIS-it në Siri dhe Afganistan.