75 Mall Live Search
18:38 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Emery e fajësoi ish gruan e tij kur u shkarkua nga Arsenali

Unai Emery nuk arriti të lë gjurmë në drejtimin e Arsenalit pasi e zëvendësoi Arsen Wengerin pas 20 vitesh në krye.

Pak kohë më vonë, Emery takoi Sacha Wright dhe të dy u bënë çift. Por vetëm për një kohë të shkurtër.

Spanjolli ka fajësuar ish-gruan e tij për shkarkimin nga posti i trajnerit, shkruan Indeksonline.

“Ai më fajësoi mua për dëbimin e tij. Ai më tha që isha një shtrigë e bardhë dhe i kisha sjellë aq shumë fatkeqësi”, ka thënë Wright.

“Ai tha që ditën kur u bashkuam, filluam të humbim”, tha ndër të tjerash ajo.

Emery aktualisht është pa një skuadër dhe thuhet se për sezonin e ardhshëm mund ta drejtoj një skuadër francize. /IndeksOnline/