75 Mall Live Search
13:29 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi: 21 vitë më parë u dëbuan mbi 1 milionë shqiptarë, kriminelët trajtohen si heronj në Serbi

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës ka thënë se mbi një milion shqiptarë, 21 vjet më parë, u dëbuan me forcë nga Kosova. Shteti i Serbisë në mënyrë mizore kreu mbi 400 masakra në Kosovë.

Ai ka thënë se Sot kur shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar, i kujtojmë me pikëllim të thellë të gjitha viktimat e luftës.

Tutje presidenti tha se kriminelët serbë, fatkeqësisht, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të trajtohen si heronj në Serbi.

Postimi:

Mbi një milion shqiptarë, 21 vjet më parë, u dëbuan me forcë nga Kosova. Shteti i Serbisë në mënyrë mizore kreu mbi 400 masakra në Kosovë. Mbi 13 mijë civilë u vranë, nga të cilët rreth 1300 ishin fëmijë, si dhe mbi 20 mijë gra shqiptare u dhunuan.

Sot kur shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar, i kujtojmë me pikëllim të thellë të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Kriminelët serbë, fatkeqësisht, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të trajtohen si heronj në Serbi. Kurse, drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të heshtë, duke i amnistuar këta kriminelë!

Në Ditën e Eksodit Shqiptar, përderisa kujtojmë të kaluarën tonë të hidhur, kujtojmë edhe mikpritjen shqiptare kudo në rajon, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, për të cilën do u jemi përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që na i hapët zemrat dhe dyert e shtëpive tuaja në ditët më të vështira për popullin tonë! HT