75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Gazetari Musliu, kujton kolegen Violeta Rexhepagiqi: Këtë gjest të saj nuk do ta harroj kurrë

Gazetari i njohur kosovar Fahri Musliu, që për vite të tëra ishte korrospondent i televizionit publik të Kosovës, në Beograd, ka kujtuar me nostalgji kolegen e tij Violeta Rexhepagiqi, e cila ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Musliu ndër të tjera i ka kujtuar një vepër shumë të rëndësishme që Rexhepagiq kishte bërë ndaj tij. Ai kujton se si gazetarja që punonte atë kohë i korrospondente për Tv Skay News, e që kishte selinë në Budapest, i kishte ofruar para atij, duke ditur që gazetarët e Rilindjes kishin mbetur pa paga.

Ndonëse Musliu rrëfen se paratë nuk i kishte marrë, veprën e Rexhepagiqit thotë se nuk do ta harroj derisa të vdes.

Më poshtë e keni të plotë postimin e tij: