75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Kur zemra ta ndalë ëndrrën në gjysmë, Sinan Bytyqin e priste një karrierë e madhe

Sinan Bytyqi ishte një nga talentët më premtues dhe përpara kishte një karrierë shumë të pasur.

Në moshën 22 vjeçare, kur ishte pjesë e Manchester Cityt ai u detyrua të tërhiqej nga futbolli pasi iu paraqiten probleme me zemër.

Por skuadra angleze nuk e la në baltë dhe nuk ia ndërpreu kontratën duke e punësuar si skaut të talentëve.

Bytyqi kishte pranuar që të luaj edhe për Kosovën dhe po priste ditën që një ditë të debutonte me Kombëtaren A. /IndeksOnline/