Hoti thotë se po sulmohet nga makineria propagandistike e qeverisë në detyrë

Zëvendëskryeministri i shkarkuar, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook ka thënë se ai po sulmohet nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.
Hoti shtoi se do të duhej të fillonte një deba argumentues që do të qonte në shtetin në rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve, shkruan IndeksOnline.
Njoftimi:
Po të kuptohej ajo që kam thënë sot, nuk do të sulmohesha nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.
Përkundrazi, do të fillonte një debat argumentues, që do duhej të qonte drejt konsensusin shoqëror për planin për rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve në nevojë për kujdesin e shtetit.